Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ymeri: Kosova do të ketë rritje ekonomike deri në 9%, dhe 25 deri 30 mijë vende të reja pune

    30/09/2019 | 21:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Visar Ymeri ka shpalosur idetë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Ai ka thënë se do të formohet fondi zhvillimor, ku në të do të përfshihen një pjesë e fondeve të privatizimit dhe Trustit.

    “Fondi zhvillimor do të jetë një entitet i pavarur i themeluar nga Kuvendi, i rregulluar me ligj, i cili do t’u mundësojë bizneseve të reja dhe atyre ekzistuese të krijojnë hapësirën financiare që të rrisin prodhimin e vet, shërbimet e veta dhe ta rrisin cilësinë e këtyre shërbimeve në mënyrë që të mund t’i plasojnë produktet në tregun e jashtëm”, ka thënë Ymeri në Dukagjin, shkruan Insajderi.

    Ymeri thotë se sektori i bujqësisë në Kosovë ka shumë më tepër potencial se që aktualisht është duke vepruar.

    Ai ka thënë se me përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore do të ulen eksportet e produkteve bujqësore të konsumit.

    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD thotë se Kosova pas formimit të fondit zhvillimor, do të mund të ketë rritje ekonomike deri në 9%.

    “Me këtë fond do të kemi rritje ekonomike deri në 9% në vit, çka nënkupton hapje të 25-30 mijë vendeve të reja të punës. Mirëpo nuk është objektivi vetëm të krijohen vendet e reja të punës, por ato vende të jenë cilësore”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.