Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Xhafer Tahiri: Për 12 vjet në Vushtrri, asnjë rrugë s’është emëruar Ahmet Krasniqi

    29/09/2019 | 14:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se për 12 vjet, asnjë rrugë në Vushtrri nuk është emëruar me emrin e Ahmet Krasniqit.

    Ai kështu ka thënë gjatë një tubimi të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, njofton Klan Kosova.

    “Vushtrria e Ahmet Krasniqit i jep mbështetje padyshim Vjosa Osmanit. Vushtrria ime e dashur ju asnjëherë nuk ndaloni të më bëni krenar. Ky tubim masiv tregon se në Vushtrri nuk ka kthim mbrapa dhe fitorja i takon LDK-së”.

    “Ora e ndryshimit të madh ka ardhur. Dua të ju ftoj që deri me 6 tetor secili të jemi një Vjosë në familjen tonë në mënyrë që fitorja e LDK-së të jetë referendum për ndryshim të madh në Kosovë”.

    “Nuk kam nevojë të ju them mos iu besoni atyre që natën shkojnë ne vendlindjen e kolonelit Ahmet Krasniqi dhe mundohen të bëjnë lajmë të rrejshme”.

    “Koloneli është i qytetit të Vushtrrisë. 12 vjet asnjë rrugë nuk e ka pasur emrin e kolonelit në qytetin e Vushtrrisë. Kur e votuam sheshin e kolonelit Ahmet krasniqi, ata votuan kundër; prandaj atë nuk e meritojnë dhe nuk do ta kenë besimin e qytetarëve sepse e keqpërdorën besimin”./klankosova.tv

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.