Tubimi qëndror i LDK-së dhe kandidatës për kryeministre nga po kjo parti do të mbahet sot në Vushtrri me fillim nga ora 14.00.
Tashmë janë bërë edhe përgatitjet e para në sheshin e qytetit të Vushtrrisë ku ka filluar vendosja e karrigeve dhe skenografisë ku do të flasin të pranishmit në këtë tubim zgjedhor.
Pjesëmarrëse do të jetë edhe këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, që siç është njoftuar do të ofroj disa pika programi artistik për të pranishmit.

