Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vuçiq takohet sot me Merkelin, bisedojnë për Kosovën

    24/09/2019 | 08:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me kancelaren gjermane Angela Merkel në New York.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me kancelaren gjermane Angela Merkel në New York, ka bërë të ditur delegacioni i tij për “Tanjug”, transmeton lajmi.net.

    Vuçiq ka mbërritur në New York të hënën ku do të marrë pjesë në mbledhjen e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë përfshirë kacelaren gjermane.

    Ai po ashtu do të takohet me kryeministrin grek, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, presidentë dhe kryeministra të shteteve të tjera, diplomatë dhe persona me ndikim të cilët po ashtu gjenden në New York për takimin e organizatës botërore, raporton “Tanjug”.
    Në fokus të bisedës së tyre do të jetë Kosova dhe sipas parashikimeve nga Vuçiq, do të jenë diskutime shumë të vështira.

    Kancelarja gjermane ka deklaruar së fundmi në Berlin se Gjermania dhe Franca janë duke u munduar të lëvizin dialogun mes Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që të reagohet në lidhje me taksën e vendosur nga Kosova për mallrat e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës, transmeton lajmi.net.

    Liderët botërore kanë premtuar të hënën gjatë samitit për ndryshimet klimatike në shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara se do të bëjnë më tepër që të parandalojnë ngrohjen globale të arrijë në nivele të rrezikshme. /Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.