Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vuçiç: Jo Tirana dhe as Prishtina, qendra e forcës për shqiptarët është Nju Jorku

    26/09/2019 | 14:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka vazhduar replikat me homologun kosovar, Hashim Thaçi, lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

    Vuçiç ka theksuar se Serbia është anëtare e OKB-së dhe do të bëjë çdo gjë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatë.

    Presidenti serb ka komentuar edhe lidhjet e forta të shqiptarëve me SHBA-në, duke përcaktuar Nju Jorkun si qendrën e forcës për shqiptarët.

    “Qendra e forcës shqiptare nuk është në Prishtinë, as në Tiranë, por në Nju Jork”, tha Vuçiç, duke shtuar se “Lidhja e tretë e Prizrenit u formua në Nju Jork në 1946, dhe se na kushtoi shtrenjtë, sepse shuma të mëdha paratë u investuan nga Nju Jorku”.

    Sipas Vuçiçit, lobimi i autoriteteve të Kosovës në OKB nuk është i lehtë dhe se detyra e Beogradit është t’ua vështirësojë më shumë punën.

    Ndërkohë, ditën e djeshme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi se është takuar me Vuçiçin në Nju Jork, dhe se në muajin tetor do të nënshkruhet marrëveshja për “Shengenin ballkanik”, ku përveç Shqipërisë dhe Serbisë, përfshihet edhe Maqedonia e Veriut. Kosova dhe Mali i Zi e kundërshtojnë këtë projekt, të cilin e konsiderojnë si përpjekje për rikthimin e ish-Jugosllavisë./24 orë/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.