Një ditë para ndeshjes kundër Çekisë, Bernard Challandes dhe Mërgim Vojvoda kanë dalë në konferencë për media.
Vojvoda ka thënë se me gjithë mungesat në ndeshje hyjnë për tri pikë.
“E dimë se kemi mungesa si Milot Rashica, Arbër Zeneli e Benjamin Kololli. Konkurrenca është rritur dhe e kanë rastin me u tregu ata që do të luajnë. Besoj që në çdo ndeshje hyjmë për tre pikë”, ka thënë Vojvoda.
“Ne mendojmë për fitore dhe shpresojmë edhe këtë ndeshje t’i marrim pikët e plota në ‘Fadil Vokrri’”, ka thënë më tej ai.
Vojvoda ka thënë se gjatë këtyre ditëve kanë ushtruar në pikat e forta të Çekisë.
“Besojmë se gjithçka do të shkojë mirë për ne”, ka thënë ai.