Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Vlora Dumoshi, ka promovuar programin e partisë së saj pë qeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Sipas saj, me LDK-në Kosova do shënojë progres në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik dhe partneritet me vendet e tjera.
“Duke me dhënë besimin mua, ju do të keni një zë në Kuvendin e Kosovës. Dhe këtë zë, unë do ta vlerësoj dhe respektoj si pjesë të fitores sime”, deklaroi ajo, përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë:
Nga sot, për Kosovën fillon fushata zyrtare elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti.
Të dashur miq,
Këto zgjedhje kanë një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe të ardhmen e saj, sepse
këto zgjedhje, përcaktojnë orientimin politik e strategjik të vendit tonë.
Gjatë kësaj kohe, juve u duhet të përcaktoheni për të votuar një parti dhe për t’i përzgjedhur përfaqësuesit e juaj politikë.
Lidhja Demokratike e Kosovës është para jush me një program politik për ju, për familjet e juaja dhe për Kosovën e ëndrrave tona.
LDK-ja me besim e besnikëri ndaj jush, do të punojë më përkushtim për t’i mbrojtur interesat tuaja, të Kosovës dhe të rrugës së saj perëndimore.
Këto zgjedhje janë porta për të hapur një kapitull të ri për Kosovës.
Të ri ngritjes së saj dhe të ndryshimeve pozitive.
Lidhja Demokratike e Kosovës, mua më ka dhënë hapësira dhe mundësi për t’i kontribuar vendit dhe qytetarëve të tij.
Vendit i kam shërbyer me dashuri dhe përkushtim.
Unë edhe kësaj here jam përpara jush, me përvojën, vullnetin dhe dashurinë për vendin dhe njerëzit e saj.
Si në të kaluarën, edhe tani, do të përfaqësojmë çdo votë duke e vlerësuar maksimalisht.
Me LDK-në u ndërtua shteti dhe me këtë subjekt politik do të zhvillohet e ardhmja.
Ashtu siç e dini, unë Vlora Dumoshi jam kandidate për deputete në zgjedhjet e 6 tetorit nga radhët e LDK-së.
Numrin të cilin më besoi LDK-ja është 18, dhe këtë numër do ta shumëfishojmë së bashku me ju.
Të nderuar qytetarë, miq, familjarë dhe ju simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sinqeriteti juaj për mua është baza madhështore për të ecur drejt së ardhmes.
Me mbështetjen tuaj mund të bëjmë rrugën tonë më të ndritur.
Për ta ringritur Kosovën nga gjendja e rëndë, duhet vota e juaj.
Duhet besimi i juaj.
Ne ju themi, besoni në ndryshim, prabesoni në LDK-në.
Unë kërkoj nga ju që të më besoni votën tuaj.
Si një grua e Prishtinës, me bazament familjar të kryeqytetit do të përçoj mesazhin më të fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Bashkë me ju, Prishtinës do t’ia rikthej vëmendjen.
Kësaj radhe fitorja është e LDK-së është e madhe, kurse në krye të vendit do të jetë në krye të këtij znj. Vjosa Osmani.
Është shumë e rëndësishme vota juaj për LDK-në dhe për znj. Vjosa Osmani.
Pra, me LDK-në Kosova do shënojë progres në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik dhe partneritet me vendet e tjera.
Këto janë shtyllat që do t’i mbajnë themelet e vendit tonë.
Duke me dhënë besimin mua, ju do të keni një zë në Kuvendin e Kosovës. Dhe këtë zë, unë do ta vlerësoj dhe respektoj si pjesë të fitores sime.
Kapitullin më të madh të historisë time do ta shkruani ju më ngrohtësinë dhe dashurinë që më dhuruat gjithmonë dhe të cilën besoj se do të ma jepni me 6 tetor.
Besoni në LDK-në.
Votoni për LDK-në.
Voto LDK 134
Voto Vjosa Osmani 1
Voto Vlora Dumoshi 18

