Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vjosa Osmani premton 200 milionë euro për sektorin e shëndetësisë

    23/09/2019 | 16:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka shpalosur sot programin për sektorin e shëndetësisë.

    Ajo ka thënë se në ditët e para si kryeministre, do t’ia japë një shtytje shëndetësisë, prej 200 milionë eurosh.

    “Kam kërkuar me shumë ngulm, që shëndetësia të jetë shtylla themelore e gjithë programit tonë. E konsideroj investim jo vetëm në sistemin shëndetësor, por si investim ekzistencial për mirëqenien tonë në tërësi”.

    “Situatën në shëndetësi e konsideroj si një emergjencë ndërkombëtare dhe do ta trajtoj si të tillë. Andaj edhe masat që do t’i marrin do të jenë të tilla që nuk do të konsiderohen arnime, por do të bëjmë një transformim rrënjësor”.

    “Kemi një vizion për ndërtimin e një sistemi shëndetësor që ka në qendër të vëmendjes pacientin dhe që na siguron shërbime cilësore dhe të përballueshme për të gjithë qytetarët tanë”.

    “Në Kosovë duhet të ndryshojë logjika dhe qasja e Qeverisë. Për mua buxheti që jepet në shëndetësi nuk është shpenzim, është investim”.

    “Prandaj qysh në ditët e para, do t’i japë një shtytje prej 200 milionë eurosh për fushën e shëndetësisë e cila do të shërbejë për mbulimin 100 për-qind të nevojave të pacientëve për barna dhe material shpenzues”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.