Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vjosa Osmani në Vushtrri: PDK-në do ta dërgojmë në opozitë për një kohë të gjatë

    29/09/2019 | 15:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se Partinë Demokratike të Kosovës do ta dërgojë në opositë për një kohë të gjatë.

    Ajo kështu ka thënë gjatë një tubimi me simpatizantët e këtij subjekti politik në Vushtrri, duke u premtuar atyre se si kryeministre do t’i mbrojë kufijtë aktual të shtetit dhe interesat e secilit qytetar, njofton Klan Kosova.

    “Vushtrria është qyteti i dytë pas Mitrovicës e cila çdo herë më ka thënë mbështetje të madhe. E gjithë Kosova iu njeh si Vushtrria e Hasan Prishtinës dhe Ahmet Krasniqit. Kolonel Krasniqi vërtetë i takoj popullit”.

    “Ajo që duhet ta dëgjojë e gjithë Kosova e sidomos ata që po tentojnë t’ia keqpërdorin emrin, është që ai ka qenë komandant i FARK-ut – komandant i atyre forcave të cilët kundërshtarët tanë politikë kurrë nuk deshën ta votojnë në Kuvend”.

    “LDK po e dëshmon që ashtu siç i ndërtoi themelet e këtij shteti, ashtu do ta mbrojë edhe këtë shtet në kufijtë aktual dhe do ta mbrojë interesin e secilit qytetar”.

    “Jam e sigurt se me 6 tetor, qytetarët do ta vulosin fatin e vendit duke e dërguar në një opozitë shumë të gjatë partinë që e krijoi modelin e zhvatjes. Partinë që jetëgjatësinë e sheh vetëm duke i mbajtur duart në gjepat e qytetarëve – pra PDK-në do ta dërgojmë në opozitë të gjatë njëherë e përgjithmonë”.

    “Për të ndodhur kjo, ju duhet që të dilni dhe t’i jepni votën LDK-së. Dëshmojani të gjithëve me 6 tetor që fitorja jonë ka me qenë aq e thellë saqë të tjerët s’kemi me pasur nevojë t’i lusim që të vijnë në qeveri”.

    “Si kryeministre e juaj, Kosova nuk do ta humbasë asnjë centimetër te territorit të saj, askush nuk do të mund të ndërtojë shtet tjetër mbi shtetin tonë. Platforma jonë është e saktë dhe e qartë – për këtë unë ua jap fjalën dhe ju e dini se kur të besatohem me ju, unë kurrë nuk e shkeli atë fjalë”.

    “Ajo çka po ju servojnë partitë tjera është mashtrim i pastër. Sa herë ju kanë thënë do ta bëjmë Kosovën Zvicër – Zvicër e kanë bërë vetëm gjepin e tyre. Unë ju garantoj se do ta keni një qeveri që nuk do ta përdorë asnjë cent të taksave tuaja”.

    “Do të ketë projekte që s’i keni parë më herët në Vushtrri. Do ta bëjmë qytetin tuaj qendër të rëndësishme të kulturës dhe ekonomisë. Ne do të sjellim investitorë seriozë në Vushtrri. Ne nuk do t’u kërkojmë bizneseve hise”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.