Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka bërë thirrje gjithë liderëve të partive politike ta nënshkruajnë një pakt 10 pikësh për luftën kundër korrupsionit.
Ndër të tjera, Veseli ka specifikuar se njëra prej pikave kryesore është që në listat e deputetëve mos të futen personat me aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm.
“Javëve të fundit kam folur për luftën kundër korrupsionit dhe listën e pastër që do ta përfaqësojmë. Listë pa aktakuza dhe qeveri pa aktakuza. Unë kam marrë vendim për largimin e personave me aktakuzë për korrupsion. Unë i kam dëgjuar gjithë liderët politik për luftën ndaj korrpusionit, por s’kan marrë venidm. Unë sot propozoj një pak kundër kurrpsionit. Gjithë liderët duhet ta ndërmarrim këtë veprim. Njëra prej pikave mund të bëhet këtë javë: Pastrimin e listave të kandidatëve që kanë aktakzua për kurrpsion dhe nepotizëm. I bëj thirrje gjithë liderëve që të nënshkruajn këtë pakt për të dëshmuar”, wshtw shprehur ai.