Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli: Qytetarët duhet të bëhen bashkë për një Kosovë ku sundon ligji dhe luftohet korrupsioni

    30/09/2019 | 20:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli tha se më 6 tetor, qytetarët do të vendosin nëse janë për një koalicion me ta, apo për atë të konfrontimit. E që sipas tij ky koalicion do të jetë Kurti-Mustafa.

    Ai para përkrahësve të tij në Komunën e Istogut tha se për dy vjet qeverisje do të legalizohen pronat, në të cilat jetojnë qytetarët e vendit,që ende nuk kanë. Ai në këtë tubim elektoral, premtoi përkrahje për qytetarët e Istogut në sektorin e bujqësisë dhe atë të blegtorisë.

    “6 tetori është para nesh, e cila do të jetë vendimtare për të ardhmen tonë, është një ditë referendumi, ku do të vendos Istogu dhe Kosova jonë. Më 6 tetor do të përcaktohet saktësisht, do të jemi një qeverisje, e cila do të jetë në koalicion me SHBA-në dhe qytetarët e vendit, për një ekonomi prodhuese, për një zhvillim të fuqishëm, i cili u krijon shpresë dhe besim njerëzve tonë, apo do të kemi një koalicion i cili na konfronton mes nesh, i vili krijon një jo-shpresë, e ky koalicion është Kurti-Mustafa”, tha Veseli.

    Veseli tha se Kosova dhe qytetarët e saj duhet të bëhen bashkë, për një Kosovë ku sundon ligji dhe luftohet korrupsioni.

    “Do të fuqizojmë të rinjtë dhe të rejat, merruni me sektorin e informacionit, fuqizon vetën dhe ne do të jemi krahë jush. Mësoni gjuhët e huaja, e ardhmja është teknologjia e inovacionit dhe teknologjia e informacionit. Do të përkrahim ndërmarrësin, asnjë tatim të ri nuk do të ketë, përkundrazi do të ulim të gjitha tatimet. Do të përkrahë zërat që kanë për qëllim legalizimin e pronave të Kosovës. Janë 350 mijë prona pa leje, janë me mija e mijëra shtëpi që ne jetojmë bashkërisht me dhjetëra vite, dhe nuk kanë tapi për tokë. Për dy vite maksimum do të legalizohen të tëra pronat në Republikën e Kosovës”, ka shtuar Veseli.

    Veseli mes tjerash ka premtuar edhe përkrahje ndaj familjarëve të dëshmorëve të kombit. Nga Istogu ka premtuar edhe rritjen e pensioneve.

    Shoshi, kryetar i degës në Istog tha se duhet të jetë pikësynim bujqësia në Istog.

    “Prezenca juaj këtu tregon që Partia Demokratike e Kosovës po rritet shumë në Istog. Kryeministër po ju premtoj që tubimet tjera do i organizojmë jashtë se nuk ka sallë që na zë. Kanë mbetur edhe pesë ditë deri në fund, ju ftoj që të jepni maksimumin që më 6 tetor që të mos lëmë votë pa votuar për Partinë Demokratike të Kosovës”, tha ai.

    Kandidatët për deputetë nga Istogu janë Kaltrina Arifaj dhe Lulzim Shoshi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.