Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se e ka qëllim ta bëjë Kosovën vend të zhvilluar ekonomikisht.
Veseli në Facebook ka shkruar se synon që Kosova të jetë një vend me mundësi për të rinjtë, me përspektive për të studiuar, punuar, krijuar familje dhe rritje të fëmijëve në atdheun e tyre.
“Duke votuar numrin 112, ju të gjithë hidhni kontribut në ndërtimin e një të ardhme më të mirë, për çdo qytetar, për Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

