Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli për Vetëvendosjen: Sot vendosin maska para zgjedhjeve, nesër dëmtojnë partneritetin me Amerikën

    26/09/2019 | 20:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Palestrën e Sporteve në Prizren, ka thënë se ka shumë entuziazëm te prizrenasit për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Veseli nga Prizreni ka thënë se Vetëvendosje po i mashtron të gjithë, ashtu siç i ka mashtruar prizrenasit.

    “Mos u besoni atyre që vendosin maskë para zgjedhjeve. Ditën tjetër ata do ta dëmtojnë partneritetin më të rëndësishëm të Kosovës, atë me Amerikën”, ka thënë ai, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

    Ai tutje ka premtuar se do ua rris pensionet për 80 për qind të gjithë pensionistëve në Kosovë.

    Ai para simpatizantëve të shumtë të PDK-së ka thënë se ky është një entuziazëm i njerëzve që e duan vendin e vet, qytetin e vet dhe e duan fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

    “Oponentët tanë po çuditen pse kjo përkrahje për ne. Sepse, ne nuk flasim, por veprojmë dhe vendosim. Sepse, ne nuk shajmë, nuk ndajmë, por pajtojmë, afrojmë dhe bashkojmë. Ne jemi të vetmit që marrim vendime kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Jemi të vetmit që kemi projekte për Kosovën. Kjo është rruga e fitores, rruga e besimit për qytetarët tanë”, u shpreh Veseli.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka thënë se kushdo që është për ekonominë e dijes, për ndërmarrësin dhe ekonominë prodhuese, kushdo që është për marrëdhënie të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, duhet të bëhet bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës.

    “Unë do të punoj fuqishëm, do të jem përkrah çdo qytetari të vendit tim. Do të jem përkrah rinisë dhe e kam një mesazh për të rinjtë: kjo është toka jonë e shenjtë, ne duhet bashkërisht të jetojmë këtu, të krijojmë familje këtu, ky është vendi ynë. Do t’iu përkrah të gjithëve, secilin prej jush, të rinjtë, fermerët, bletarët, inovatorët, ndërmarrësit. Nuk do të ketë në qeverisjen time asnjë tatim të ri, por do të ketë përkrahje për të gjithë juve”, ka thënë ai.

    Lideri i PDK-së ka theksuar se nuk do të ketë më prona private ku jetojnë qytetarët tanë pa fleta poseduese. Ai ka thënë se menjëherë, brenda dy vjetëve do ta bëj legalizimin e të gjitha pronave pa fleta poseduese.

    Për familjet e dëshmorëve dhe luftëtarët e lirisë, ai ka premtuar projekte të veçanta,

    “Është e shenjtë liria jone. Është e shenjtë sakrifica jonë. Kushdo që e do Kosovën, duhet ta dojë edhe Amerikën. Ua jap besën se Prizrenin, kryeqytetin historik të shqiptareve, do ta bëj vendin më të bukur të shqiptareve kudo që jetojnë”, ka thënë Veseli.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali e vr*au nënën e tij
    • Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet
    • B2 dhe A3 të KEK-ut pritet të rikthehen në operim gjatë mbrëmjes
    • KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore
    • Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, kapet shoferi në Prishtinë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.