Kryetari i PDK, Kadri Veseli, thotë se nuk ka rrugë në mes, por luftë të pa kompromis të korrupsionit dhe nepotizmit, shkruan Gazeta Metro.
Veseli gjithashtu ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i lidhjeve me SHBA e BE janë garanci për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë politike dhe sovranitetin e vendit.
Veseli ka thënë se qytetarët duhet ta votojnë atë sepse po ofron një projekt konkret, me vendimmarrje konkrete.

