Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli në Obiliq: Sa më e fortë PDK, aq më e fuqishme është Kosova

    25/09/2019 | 20:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas hapjes së fushatës në Mitrovicë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar në mbrëmjen e sotme tubimin elektoral në qytetin e Obiliqit.
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli duke i shpalosur premtimet para të pranishmëve, tha se sa më fortë që është PDK-ja, aq më e fuqishme është edhe Kosova.

    “Gjithë ata që besojnë në Kosovën, gjithë ata që e duan një Kosovë euroatlantike dhe perëndimore. Gjithë ata që e duan një Kosovë me një ekonomi të lirë, të prodhimit, të inovacionit, gjithë ata që e duan ndërmarrësinë e fuqishme, zhvillimin ekonomik, punësimin e qëndrueshëm, gjithë ata që e duan Kosovën pa korrupsion, pa nepotizëm, gjithë ata që duan partneritet të përjetshëm me SHBA-të dhe BE-në, duhet të jenë bashkë më 6 tetor, në një adresë të përbashkët, e ajo është forca e Kosovës – ajo është PDK-ja. Kur fiton PDK-ja, sa më e fortë është PDK, aq më e fortë, më e fuqishme është Kosova jonë e pavarur dhe sovrane”, tha Veseli.

    Veseli iu bëri thirrje qytetarëve të Obiliqit që të bashkohen për të mbështetur partinë që ai udhëheq, duke u zotuar se të gjitha kapacitetet financiare të Kosovës do t’i vë në shërbim të njerëzve të ndershëm.

    “Të bëjmë këtë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar për të rinjtë tanë, për gratë, për burrat. Për gjitha kategoritë, për burrat, për prindërit tanë, për bashkëluftëtarët e ushtrisë sonë, për familjet e dëshmorëve, për punëtorët të cilët punojnë në minierat e KEK-ut dhe të Trepçës për të gjithë punëtorët e ndershëm, fermerët iu jap fjalën këtu në Obiliq dhe çdo kund në Kosovë. Të gjitha kapacitetet financiare të Kosovës do t’i vë në shërbim të këtyre njerëzve të ndershëm për aq sa zero përkrahje për njerëzit që përfitojnë në mënyrë manipuluese”, tha Veseli

    Kryetari i Degës së PDK-së në Obiliq, Lulzim Sadiku bëri thirrje që të votohen dy kandidatët për deputetë nga komuna e Obiliqit, Shefki Saliu dhe Evgjeni Thaçi-Dragusha.

    “Dega në Obiliq ka dy kandidatë. Lista e PDK-së ka njerëz me vlera, prandaj bëj ftesë që të votohen kandidatët nga komuna e Obiliqit, zonjusha Evegjeni Thaçi dhe Shefki Saliu”, tha ai.

    Gjatë këtij tubimi në PDK aderuan edhe 80 anëtarë të ri.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.