Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli në Kaçanik: Një qeveri në krye me PDK’në forcon bashkëpunimin me SHBA’në

    27/09/2019 | 18:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK’së, Kadri Veseli, ka mbajtur tubim me struktura dhe simpatizantë të këtij subjekti në Kaçanik.

    Veseli nga atje iu drejtua qytetarëve se një qeveri në krye me PDK’në, forcon partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luftuar korrupsionin.

    ”Shumë energji pozitive, shumë entuziazëm, shumë qytetarë në çdo tubim të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Kaçanikasit kanë vendosur se kënd e duan për Kryeministër.

    Ata e dinë se ne jemi të vetmit që do t’i promovojmë të rinjtë dhe do u japim mundësi të vërteta për sukses atyre.

    Ata e dinë sa e rëndësishme është për Kosovën që Kryeministër të jetë dikush që di ta forcojë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që e ka përvojën e nevojshme për ta bërë këtë.

    Zgjedhja është më e qartë se kurdoherë këto ditë: një qeveri në krye më PDK’në që e forcon bashkëpunimin me SHBA’në për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një ekonomi të fortë ose një koalicion të dobët të izolimit dhe korrupsionit, që nuk ia sjellë asnjë të mirë Kosovës.

    Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112. Votoni për një të ardhme më të mirë për qytetarët, për Kosovën!”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.