Siç kishte paralajmëruar kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, kandidatët për deputetë nga partia që drejton ai do të jenë persona pa aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm, shkruan Gazeta Metro.
Në listën zyrtare të publikuar nga shtabi i PDK’së bie në sy se personat me aktakuza për korrupsion dhe probleme me ligjin janë larguar nga lista për deputetë.
Ky premtim i Veselit ishte me të filluar fushata e tij kundër personave me aktakuza brenda partisë së tij, kështu figura të larta të PDK’së që kanë probleme me ligjin, madje ai kishte shkarkuar edhe ministra nga pozita për arsye të aktakuzave.
Ajo çka bie në sy është se figura të larta të PDK’së si Sami Lushtaku, Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajazitin, Agim Çekun, Nijazi Kryeziu.