Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me ish-kryetarin e Komunës së Skenderajt Sami Lushtakun, kanë qëndruar sonte në fshatin Ozdrin.
Veseli e Lushtaku, kanë vizituar familjen e bashkëluftëtarit të tyre Hashim Halitin, njofton Klan Kosova.
”Bashkë me kryetarin Kadri Veseli, me bashkëluftëtarë e bashkëpartiakë të tjerë, sante ishim në fshatin Ozdrim, në familjen e bashkëluftëtarit Hashim Haliti. Faleminderit nga zemra të gjitha familjeve gjithandej Kosovës, për mbështetjen dhe besimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Partisë Demokratike të Kosovës’’, ka shkruar Lushtaku në Facebook, njofton Klan Kosova.