Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Shpëtim Zhegrova, së bashku me kandidatët e tjerë nga po kjo parti kanë mbajtur një tubim zgjedhor në vendlindjen e ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imeri.
Siç rrëfen edhe Zhegrova në llogarinë e tij të facebookut përkrahja ishte masovike në këtë tubim, saqë klaasat ishin të vogla për t’i zënë të gjithë të pranishmit në këtë tubim zgjedhor.
Tutje Zhegrova shpalosi pjesë të zotimeve të tija si deputet i ardhshëm në Kuvendin e Kosovës, duke i dhënë një rol të rëndësishëm rinisë dhe përfaqsimit të saj.
“Mes entuziazmit të fitores u thash se programi jonë ekonomik për ty dhe shtetin parasheh më shumë vende pune për rininë me shanse të barabarta për të gjithë.” shkruan Zhegrova në facebook.

