Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Uran Ismaili: Rruga drejt fitores në Prishtinë nisi në Kodrën e Trimave

    25/09/2019 | 23:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka qëndruar sot në një tubim në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, përcjell Gazeta Insajderi.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ismaili ka shkruar se fitorja e 6 tetorit në Prishtinë ka nisur nga Kodra e Trimave.

    “Rruga drejt fitores së madhe të PDK-së me 6 tetor, në Prishtinë nisi në Kodrën e Trimave. Bashkërisht shpalosëm programin politik dhe rikonfirmuam këmbënguljen tonë në luftën kundër korrupsionit e nepotizmit”, ka shkruar Ismaili.

    Ndër tjera, Ismaili i cili është edhe ministër i shëndetësisë në largim, ka thënë se ky takim ishte i jashtëzakonshëm derisa ka shtuar se kjo lagje e Prishtinës do ta bëjë diferencën më 6 tetor.

    “Ky takim i jashtëzakonshëm dëshmoi edhe një herë se Prishtina do të bëjë diferencën më 6 tetor dhe në fund do të vulos fitoren e PDK-së dhe Kadri Veselit”, ka thënë Ismaili. /Insajderi.com

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.