Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fahri Uka, ka marrë pjesë tubimin zgjedhor që ka mbajtur kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani në qytetin e Mitrovicës.
Në këtë tubim është prezentuar edhe Fahri Uka si kandidat për deputet që garon në listën e LDK-së në këto zgjedhje.
Uka ka njoftuar edhe vet për takimin e djeshëm zgjedhor të LDK-së, duke u zotuar se si deputet do të punoj për të gjithë dhe do të jetë i afërt për të gjithë.
“ Si deputet i Kosovës do të jem i afërt me të gjithë e do të punoj për të gjithë.
#FahriUka91
#LDK
#meVjosenKryeministre” ka shkruar Uka në facebook.

