Kombëtarja e Anglisë do t’i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Fillimisht, “Tre Luanët” përballen me Bullgarinë, ndërsa më 10 shtator presin Kosovën në “St Mary’s Stadium” në Southampton.
Anglisë në këto dy ndeshje do t’i mungojë kapiteni Jordan Henderson, i cili është i lënduar.
Nga ana tjetër, Kosova është e hendikepuar me mungesën e futbollistëve kryesorë.
Milot Rashica, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Arbër Zeneli dhe Benjamin Kololli janë mungesat e Kosovës për këto dy ndeshje.
Në një konferencë për shtyp, trajneri i Anglisë Gareth Southagate është i vetëdijshëm për forcën e Kosovës, derisa ka përmendur edhe ecurinë prej 14 ndeshjeve pa humbje.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm. Kosova është një shembull i mrekullueshëm, njerëzit nuk dinë shumë për ta, por ata janë të pamposhtur që moti. Ata janë një shtet i ri dhe shumë krenar që kanë disa futbollistë tejet të mirë”, tha fillimisht Southgate.
Tutje, Southgate e vlerëson këtë ndeshje si një ‘test’ derisa ka thënë se si Kosova ashtu edhe Republika e Çekisë do ta nxisin Anglinë në grupin A, transmeton zëri.info.
“Kjo do të jetë një ndeshje testuese dhe mendoj se do t’i befasojë njerëzit. Pres nga ata dhe Republika e Çekisë të na nxisin në grup”, shtoi Southgate.
Ndryshe, në grupin A, Anglia është lidere me gjashtë pikë, një më shumë se Kosova që renditet në vendin e tretë me pesë pikë