Kryetari VV-së ALBIN Kurti ka bërë publik aderimin më të ri në këtë parti.
Ai është Veton Qipa, ish-themelues dhe anëtar i kryesisë së degës së Alternativës në Prizren me profesion ekonomist.
Postimi i plotë i Kurtit :
Veton Qipa, qytetar i respektuar i Prizrenit i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Vetoni ka qenë i angazhuar politikisht në partinë e Alternativës më parë, si themelues i degës së saj në Prizren dhe anëtar i kryesisë së kësaj dege. Me paraqitje modeste në publik, ai është një ekonomist dhe afarist i suksesshëm që e shton përfaqësimin dhe punën e Lëvizjes në qytetin e bukur të Prizrenit por edhe anasjelltas. Nga takimi i fundit kur edhe u bë pjesë e jona, ai tha se vetëm të bashkuar mund t’i sjellim ndryshimet e nevojshme në këtë shoqëri. Unë u pajtova me të, erdhi dita!

