Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka uruar vitin shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës.
Ai ka thënë se në këto dy dekadat e fundit është investuar në infrastrukturë si dhe janë modernizuar kurrikulat dhe objektet shkollore, njofton Klan Kosova.
“Në shkollat e Kosovës, sot hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku për shumë nxënës fillon një rrugëtim i rëndësishëm për ta dhe familjet tyre”.
“Por, suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë ë klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.