Udhëtimin e saj në New York Tayna është duke e shijuar maksimalisht. Ajo poston foto dhe video të ndryshme duke treguar se është e impresionuar nga qyteti i ëndrrave, transmeton Zëri.
Foton që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj tregon se shqiptarët e bëjnë ushqimin më së miri. Tayna i ka shijuar qebapët në një restorant shqiptarë në New York.
Pas sukseseve të kësaj verë këngëtarja këtë udhëtim për në Amerikë e ka bërë për të realizuar set fotografish tek fotografi i njohur Fadil Berisha./ Zëri