Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Tahiri uron fëmijët e riatdhesuar nga Siria: 74 fëmijë shqiptarë i kemi nxjerrë nga tmerri i luftës

    02/09/2019 | 13:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, uron të gjithë nxënësit në fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020, në veçanti fëmijët që në fillim të këtij viti u riatdhesuan nga Siria, duke thënë se këtyre nxënësve u janë dhënë mundësi të reja në bankat shkollore.

    Sipas Tahirit, me kthimin e tyre, jo vetëm që është shfaqur një anë njerëzore e vlerave tona si shoqëri, por edhe është vendosur një standard i ri në rrafshin global, që sot është referencë edhe për vendet më të zhvilluara demokratike.

    Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

    Nga sot fillon një periudhë e re për fëmijët tanë. Në shkollat e Republikës, së Kosovës janë burim i dijes e socializimit, mësuesit i presin krahëhapur mijëra fëmijë për të ecur bashkërisht me ta në rrugën e ndërtimit të së ardhmes.

    Ky fillim viti shkollor, është akoma më i veçantë. Jam shumë i lumtur që sot në bankat shkollore do të ulen edhe fëmijët e kthyer nga konflikti në Siri.

    Nuk ka qenë aspak e lehtë ta drejtoja një mision të tillë, por kam qenë i bindur se ka qenë vendim i drejtë që të marrim përgjegjësi për këta fëmijë dhe t’i kthejmë në vendin tonë.

    74 fëmijë shqiptarë i kemi nxjerrë nga tmerri i luftës, për t’iu dhënë një mundësi të re si çdo moshatar i tyre.

    Askund më mirë se në shkollë, nuk gjendet një mundësi e tillë.

    Duhet t’i përkrahim e t’i inkurajojmë që të nxënë dije e të bëhen pjesë e jetës sociale që zhvillohet brenda shkollave tona.

    Me kthimin e tyre, jo vetëm që kemi shfaqur një anë njerëzore të vlerave tona si shoqëri, por edhe kemi vendosur një standard të ri në rrafshin global, që sot është referencë edhe për vendet më të zhvilluara demokratike.

    Me këtë rast, këtyre fëmijëve në veçanti dhe të gjithë fëmijëve të Republikës së Kosovës që filluan shkollën, ju dëshiroj shëndet dhe mësim nxënie të suksesshme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.