Tubimi zgjedhor i LDK-së, dhe kandidates për kryeministre Vjosa Osmani sot në Vushtrrri, ka shërbyer për të “qëruar” edhe disa hesape me rivalin e Xhafer Tahirit dhe të LDK-së, opozitën e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, PDK-në.
I pari i komunës gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve iu drejtua masës duke kërkuar sipas tij që të mos u besohet atyre që natën bëjnë lajme të rrejshme.
“Nuk kam nevojë të ju them mos u besoni atyre që natën shkojnë në vendlindjen e Ahmet Krasniqit, dhe bëjnë lajme të rrejshme” tha Tahiri në këtë tubim zgjedhor.
“Koloneli është i qytetit të Vushtrrisë. 12 vjet asnjë rrugë nuk e ka pasur emrin e kolonelit në qytetin e Vushtrrisë. Kur e votuam sheshin e kolonelit Ahmet krasniqi, ata votuan kundër; prandaj atë nuk e meritojnë dhe nuk do ta kenë besimin e qytetarëve sepse e keqpërdorën besimin”