Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, në bashkëpunim me “Islamic Relief”, sot ka shpërndarë 280 pako me mish për familjet me fëmijë jetim si dhe familjet në asistencë sociale të Komunës së Vushtrrisë.
Politika sociale dhe solidariteti vazhdojnë të jenë në fokus të punës sonë, prandaj vetëm gjatë vitit 2019 kemi përkrahur me rreth 2000 pako të ndryshme familjet nga këto kategori, ka thenë drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.