Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shkrimi special i ‘Bild’ për rikthimin e furishëm të Milot Rashicës

    29/09/2019 | 19:22
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas rikuperimit nga lëndimi, futbollisti më i mirë i Werder Bremenit u rikthye në formacionin startues.

    Bëhet fjalë për Milot Rashicën i cili u rikthye nga lëndimi me një gol të shënuar kundër Borussia Dortmundit mbrëmë në Bundesliga, shkruan “Bild”, përcjell Zëri.info.

    Në mënyrë modeste, Rashica tha pas përfundimit të ndeshjes:

    “Nëse nuk keni luajtur një muaj, atëherë keni nevojë për një apo dy ndeshje të ktheheni në vendin e duhur. Ishte gjë e mirë sot”.

    Natyrisht, vetëbesimi i futbollistit nga Kosova është i madh.

    Me dështimin e sulmit të Werder Bremenit, tashmë boshëllëkun do ta mbushë 23-vjeçari.

    Zyrtari i Werderit tha: “Duke e konsideruar se Rashica ende nuk është në potencialin e plotë të tij, rastet dhe paraqitja ndaj Dortmundit tregon se ai është lojtar i rëndësishëm për ne”.

    Paraqitjen e Milotit kundër “Milionerëve” e ka lavdëruar edhe trajneri Florian Kohfeldt i cili ka vetëm fjalë të mëdha për vushtrriasin.

    “Miloti solli diçka në lojën tonë që ne nuk e kishim. Kjo është gjë e mirë”, vlerësoi ai.

    Gazeta gjermane “Bild” shkruan se Kohfeldt iu referua me këtë deklaratë shpejtësisë së Rashicës e cila ‘tmerron’ kundërshtarët./Zëri.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.