Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shkrimi prekës i mësuesit nga Ferizaj për dy nxënës e tij

    25/09/2019 | 09:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Braktisja e Kosovës për një jetë më të mirë nëpër Europë ka rradhitur një të keqe tjetër të vendit te ne, në mesin e shumë të këqijave që sjellë kjo dukuri. Duke brakstisur Kosovën, po ulet numrin i nxënësve, dhe kjo normalisht që i prek mësuesit si këtë nga qyteti i Ferizajt, arsimtarin Zymer Haliti

    Halitit ka shprehur shqetësimin e tij për këtë dukuri dhe njëherit ka treguar dhimbjen se si dy nxënës të tij ikën drejt Gjermanisë për një jetë më të mire dhe banka mbeti zbrazët.

    Ai thotë se ndërsa mbanë mësimin bëri pyetjen e zakonshme nëse mungon ndonjë nxënës në orë mësimi dhe si nxënësit tjerë i treguan se si mungojnë vëlla e motër pasi kanë ikur nga Kosova.

    Arsimtari më tej tregon se si disa nxënës të tjerë i kanë thënë se do të shkojnë së shpejti edhe ata, ndërsa shtron pyetjen se çfarë po bën shteti për të parandaluar këtë dukuri.

    Shkrimi i mësuesit nga Ferizaj:

    DY NXËNËS S’DO TË VIJNË MA NË SHKOLLË ARSIMTAR…!

    Ishte ditë e hënë,java e tretë e këtij shtatori.Si çdo ditë që shkoj në punë,si mësimdhënës i gjuhës shqipe…!Por,kjo ditë apo kjo orë sikur më lëndoi shumë,jo vetëm mua,por edhe kolegët tjerë.

    Sapo shkova në klasën e tetë,i përshëndeta të gjithë dhe u ula të shkruaj orën.Dikur i pyeta nxënësit kujdestarë.

    -Kush mungon ? Ata pa një pa dy më thonë! Arsimtarë dy nxënës (vëlla e motër) s’ do të vijnë ma në shkollë…!Në fillim u habita,pa ditur arsyen !?Por,ata shpejt më treguan se këta dy nxënës kanë shkuar dje për Gjermani dhe s’do të jenë ma me ne,s’do të vijë ma në shkollë…Dy karrika edhe sot mbetën bosh…!Ka shkuar arsimtar edhe ajo..e së shpejti do të shkojnë edhe kjo,edhe ai…!

    Çdo ditë po thuaj në Kosovë po boshatisën shkollat,fshatrat,qytetet duke u larguar familje e individ e duke shkuar apo ikur për në perendim..!? E udhëheqësit tanë çfarë bënë për këtë dukuri…!?

    Zymer Haliti,arsimtar…!

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.