Ministri në shkuarje i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka folur për herë të parë për profesionin e tij jetësorë e që është ai i mjekut për çka edhe është diplomuar.
Shala në emisionin ‘Personale’ në TV Dukagjini ka thënë se e ka vazhduar me shumë pasion traditën familjare, që njejti si i ati edhe ai të diplomohej në mjekësi. Megjithatë për shkak të angazhimeve në politikë Shala ka thënë se e ka lënë anash profesionin e mjekut dhe në të vetmet raste kur e ushtron këtë detyrë është në rastet familjare.
“Në të vetmet raste kur e ushtroj profesionin e mjekut është në rastet familjare, kur dikush prej familjes është i sëmurë” është shprehur Shala.
Ai megjithatë ka pranuar se i mungon shumë ky profesion, por se pasionin për të e kompenson me politikën, ngase thotë se si me mjekësi ashtu edhe me politikë ai u shërben njerëzve, popullit.
“Po më mungon, por me të njejtin pasion ashtu si mjek mundohem dhe çdo ditë bëj përpjekje që ti shërbej popullit tim, ngase mendoj se si mjekësia ashtu edhe politika i shërbejnë njerëzve” ka thënë Shala.
Ai ka rrëfyer gjithashtu se ai nuk ka vazhduar specializimin ashtu si babai i tij, por se është vetëm mjek i përgjithshëm.