Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Senatorja amerikane i kundërpërgjigjet fort ambasadorit rus pasi tha se Kosova është ‘kuazi-shtet’

    24/09/2019 | 20:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vendimi i Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për emërimin e Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, po shihet si një vendim i cili dëshmon përkushtimin e SHBA’së për të rinisur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

    Megjithatë një gjë e tillë nuk po i pëlqen Moskës zyrtare. Ambasadori i Rusisë në OSBE, Aleksander Lukashevich, vetëm pak ditë pas emërimit të Palmer, kishte thënë se të gjithë përpjekjet e OSBE’së për shoqëri tolerante në Kosovë duket se po dështojnë, pasi sipas tij Perëndimi po e përkrahë verbërisht Kosovën.

    “ A duhet të vazhdojë përkrahja e verbër e Perëndimit për lidershipin në Kosovë. Të gjitha përpjekjet e OSBE’së për të ndërtuar shoqëri tolerante dhe multietnike në Kosovë duket se do të dështojnë” kishte shkruar Lukashevich. Përveç kësaj Lukasevich e kishte quajtur Kosovën edhe ‘kuazi-shtet’, teksa kishte folur për pretendimet e Serbisë për tërheqje të disa njohjeve.

    Këtyre deklaratave të ambasadorit rus në një përgjigje për ‘Polygraph’, u ka dhënë përgjigje senatorja Joni K.Ernst, në mënyrë të hapur shpreh përkrahjen e saj për rritjen e përfshirjes së diplomacisë amerikane në mënyrë që të ndihmohen Kosova dhe Serbia për normalizim të raporteve.

    “Po e shoh Kosovën teksa po rritet dhe lulëzon si shtet. Shteti është afërsisht 10 vjeç, dhe këto dhjetë vite të fundit Kosova ka ecur në një rrugë shumë të drejtë. Në qëndrojmë fuqishëm prapa Kosovës, dhe jemi te entuziazmuar rreth mundësive për shtrirjen e institucioneve tona arsimore, partneritetit në biznes, dhe partneritetit me Ushtrinë amerikane, në mënyrë të veçantë me Gardën Nacionale të Iowas dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Ernst, transmeton Gazeta Express.

    Tutje senatorja amerikane ka thënë se SHBA’ja do të vazhdojë të kultivojë partneritetin meqenëse ndjehen krenar që kanë Kosovën si partnere.

    “Kështu që ne do të vazhdojmë të kultivojmë lidhjen tonë, dhe jemi falënderues për partneritetin e mrekullueshëm që ne kemi me Kosovën. Do të shikojmë përpara për vitet dhe mundësitë që na presin”, ka shtuar ajo.

    Në fund ajo i ka dhënë edhe një përgjigje ambasadorit të Rusisë në OSBE, Aleksander Lukashevich, për deklarime e bëra pas emërimit të Matthew Palmer në postin e Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i thënë se gabohet kur flet për mbështetjen amerikane për Kosovën.

    “Sigurisht, besoj që Rusia është e gabuar në këtë drejtim, dhe ne do të qëndrojmë fuqishëm prapa Kosovës”, ka thënë senatorja republikane nga Ioëa, Joni K.Ernst.

    ‘Polygraph’ ndër të tjera shkruan se pas lëvizjes amerikane me emërimin e Përfaqësuesit Special, edhe Rusia do të provojë që të emërojë një të tillë që do të përfshihet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Më herët është raportuar se ambasadori aktual i Rusisë në Serbi, Alexander Bocan-Harchenko, do të ketë një rol të tillë meqenëse e njeh rajonin.

    Se Harchenko mund të ndihmojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e ka thënë edhe ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter.

    Megjithatë ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, thotë se në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka vend për Rusinë. Sipas tij Moska nuk është e interesuar që të ketë një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.