Dega e LDK-së dhe kandidatët për deputetë, Rrezarta Krasniqi e Hysni Gërguri kanë mbajtur takimin e rradhës elektoral në Smrekonicë të Vushtrrisë.
Gjatë këtij tubimi zgjedhor para banorëve të shumtë që ishin mbledhur për të dëgjuar zotimet e kandidatëve për deputetë një fjalë rasti mbajti kandidatja Rrezarta Krasniqi e cila tha se tha se fitorja e Lidhjes Demokratike të Kosovës do ta rikthej shpresën e humbur për qytetarët e Kosovës.
Për takimin ka njoftuar vet Krasniqi në llogarinë e saj të facebook ku ka shkruar se pjesëmarrjet masovike në tubimet e LDK-së po bëjnë që të detyrohen të ndërrojnë edhe hapësirat e tubimeve zgjedhore, duke treguar edhe tubimin në “Mustafë Venhari” ku përshkak të pjesëmarrjes masive janë detyruar të ndërrojnë edhe vendin e tubimit zgjedhur.
Krasniqi nuk është ndalur me kaq dhe me shumë optimizëm ka shkruar se 6 Tetori do të mbahet mend si datë e çlirimit të vendit nga ata që e kanë ngulfatur për vite me rradhë.
“6 tetori do të mbahet mend si datë e çlirimit të Kosovës nga ngulfatja që i është shkaktuar vendit për vite me radhë nga njerëz të pa përgjegjshëm” ka shkruar Krasniqi në llogarinë e facebookut duke shtuar banorët e Smrekonicës kanë vendosur t’i besojnë LDK-së dhe Vjosa Osmani.

