Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Refuzoi Shqipërinë, kapiteni i Besiktasit afër që t’i bashkohet Kosovës!

    12/09/2019 | 17:07
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kosova e ka rritur shumë nivelin duke luajtur si e barabartë me shumicën e kombëtareve të Europës.

    Përfaqësuesja zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë me Anglinë duke humbur 5-3, ndërsa vazhdon garën për kualikimin. Lojërat e mira dhe rezultatet kanë bërë që interesimi i futbollistëve të rritet për të përfaqësuar këtë ekip.

    Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Nexhip Uysal. Kapiteni i Besiktasit në Turqi është me origjinë shqiptare dhe menaxherët e tij kanë shprehur interes për t’iu bashkuar Kosovës shkruan gazeta Olle.

    Çështje zemre? Aspak, pasi i njëjti lojtar refuzoi Shqipërinë pak muaj më parë. Mesfushori u kërkua me ngulm nga Christian Panucci (lexo këtu), por na refuzoi.

    28-vjeçari ka dalë nga Akademia e Besiktasit dhe vazhdon të jetë pjesë e këtij ekipi, por në vitet e fundit e ka humbur rolin e titullarit. Ai po luan me pikatore dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit.

    Menaxherët e lojtarit duan të shfrytëzojnë momentin e mirë të Kosovës për të reklamuar dhe lojtarin e tyre, prandaj kanë nisur dhe procedurat e pajisjes me pasaportë.

    Ai ka luajtur vetëm 23 minuta këtë sezon.Detaje të tilla nuk kanë shumë rëndësi për Bernard Challandes që do e mirëpreste futbollistin duke ditur dhe vlerat e tij futbollistike. Kosova përforcohet më shumë dhe duket se Përfaqësuesja do të jetë akoma më e frikshme. Lajm i mirë ky!/Telesport/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    • Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.