Kandidati për deputet nga Nisma, Skënder Reçica, ka thënë se në plan të parë për i ka të papunët dhe vazhdimin e punës që kishte bërë me këtë grup gjatë mandatit të tij si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Ne kemi një raport që e nxjerr Agjencioni i Statistikave dhe thuhet se papunësia është te 30 për qindëshi. Flas me shifrat që ne i menaxhojmë në kuadër përmes Agjensionit të Punësimit”.
“Aktualisht kemi mbi 110 mijë punëkërkues të regjistruar si të papunë. Po përpiqem që këtë kontingjent ta akomodojë në tregun e punës. Kjo nuk është e lehtë në të kaluarën nuk është punuar sa duhet, pas marrjes së mandatit kemi bërë hulumtime konkrete mbi nevojat e tregut të punës”.
“Kontigjentin aktual të të papunëve ne jemi duke e përgatitur duke i dhënë zanat sipas nevojave të punës. Kemi trajtuar, që nga marrja e mandatit deri më tani, mbi 27 mijë punëkërkues me këtë buxhet, me këta punonjës që janë në agjencinë e punësimit dhe janë shumë mirënjohës”.
“Po të bëhet ky krahasim me vitet e mëhershme nuk ka qenë kjo shifër. Realisht ne kemi krijuar një kulturë të re të punës. Edhe me partnerët ndërkombëtarë kemi krijuar një raport mirëbesimi”.
“Këshilltarët e punësimit që janë pranë zyrave të punësimit, nuk rrinë në zyre dalin dhe çojnë ofertën e punëkërkuesve te punëdhënësi. Kjo është e mira”.
“Brenda këtij mandati për dy vjet kemi përgatitur mbi 11 mijë punëkërkues, 9 mijë prej tyre janë certifikuarderi më sot. Kemi tetë qendra të aftësimit profesional që i trajnojnë punëkërkuesit pa pagesë. Mjafton një qytetar i vendit të shkojë në një zyre të punësimit dhe të regjistrohet si i papunë dhe të kërkojë ndonjë trajnim profesional sipas dëshirës”.
“Mbi 80 për qind është shkalla që ata ende pa e mbaruar trajnimin kanë gjetur një vend pune”.
“Ne po e quajmë Plani Nacional për Zbutjen e Papunësisë së vendit. Përveç të tjerave edhe kjo është një sfidë për qytetarin. Po përpiqemi që të rinjve me masa konkrete për zbutjen e papunësisë në vend dhe ta bëjmë Kosovën vend që të rinjtë ta shohin ku mund të punojnë”.
Reçica në Klan Kosova ka thënë se ka planin konkret për të zbutur papunësinë dhe se për katër vjet mandat të ardhshëm synon që të aftësojë mbi 60 mijë punëkërkues.
“Ne po e quajmë Plani Nacional për Zbutjen e Papunësisë së vendit. Përveç të tjerave edhe kjo është një sfidë për qytetarin. Po përpiqemi që të rinjve me masa konkrete për zbutjen e papunësisë në vend dhe ta bëjmë Kosovën vend që të rinjtë ta shohin ku mund të punojnë”.
“Planin Nacional që kemi bërë dhe që përpiqemi të bëjmë konsiston në dy shtylla. Aktualisht do të përpiqemi që kontingjentin e qytetarëve të papunë si punëkërkues t’i trajtojmë përmes qendrave të aftësimit social”.
“Kam bërë planin për 4 vjetët e ardhshme për aftësim profesional mbi 30 mijë punëkërkues. Sikur që kemi bërë planin që për dy vjet kemi trajtuar mbi 27 mijë, brenda katër vjetëve mbi 60 mijë punëkërkues do t’i trajnojmë”.
“Këto nuk janë projekte politike por program konkret”.