Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka kujtuar mjekun atdhetar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Zeqir Robaj.
Haradinaj ka thënë se Robaj me punën e tij humane, shëroi në frontet e betejat e luftës shumë nga trimat luftëtarë, njofton Klan Kosova.
“Shpëtimi si edhe shumë kolegë të tjerë me misionin e tyre i dhanë kuptim idealit për luftën për liri dhe pavarësi dhe u vunë në shërbim të atdheut deri në vetëmohim. Krenar me ta gjithë të rënët që në cilëndo mënyrë kontribuan që sot Kosova jonë të jetë e lirë, e pavarur dhe sovrane”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

