Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Ramiz Kelmendi, është takuar gjatë ditës së sotme me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.
Lajmin për këtë takim Kelmendi, e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”. Ai pohon se i është bërë edhe një ofertë serioze për kalimin e tij tek PDK-ja.
“Po gjatë ditës së sotme kam patur një drekë me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, ku e kam falënderuar për ofertën e sinqertë që ma ka ba. Gjithmonë oferta është e hapur nëse mundësitë e mija shëndetësore më lejojnë diçka të tillë por shëndeti im nuk besoj që më mundëson me tej të merrem me poetike. Sot thjeshtë me ka falenderu por nuk ka asgjë konkrete “ ka thënë shkurt Kelmendi për Gazeta Blic.
Ndryshe, Veseli ka thirrur një konferencë për media për në orën 15:30, tema e të cilës akoma nuk është bërë e njohur për mediat, por bazuar në zhvillimet e fundit, në këtë paraqitje mediale mund të zyrtarizohet aderimi i Kelmendit në PDK.
Ky i fundit pas largimit nga LDK-ja, është shprehur publikisht se do të mbështes PDK nëse ia lejon gjendja shëndetësore.