Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në mbledhjen e 74-të të Kombeve të Bashkuara në New York.
Gjatë qëndrimit atje, kryeministri i Shqipërisë, përveç liderëve të shteteve të ndryshme, ka takuar edhe një polic shqiptar me prejardhje nga Kosova, me të cilin përmes një videoje në profilin e tij ka dhënë një mesazh.
“Kosova po e ruan derën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Rama, raporton Gazeta Express.
Ndërkohë më pas polici me prejardhje nga Kosova që i shërben Amerikës është përgjigjur shkurtimisht “ Sigurisht”.
Në këtë mbledhje të Kombeve të Bashkuara është duke marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.