Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte do ta këtë testin më të vështirë deri më tani, që nga pranimi në UEFA e FIFA, transmeton Gazeta Metro.
Sonte(e martë), ‘Dardanët’ do të jenë mysafirë të Anglisë për të zhvilluar ndeshjen e radhës të Grupit A në kualifikimet për Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.
Ndeshja do të zhvillohet në ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit me fillim prej orës 20:45, teksa qyteti i Southamptoni tashmë veç ka marrë ngjyrat ‘verdhekaltër’ nga ‘Dardanët’.
Kjo dëshmon edhe njëherë se futbollistët e Kosovës nuk janë vetëm, as në ndeshjet në udhëtim./gazetametro.net
Best fans in the world are already in Southampton. #ENGKOS 🇽🇰🏴 pic.twitter.com/AI4TUapnip
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_) September 10, 2019