Bajram Mulaku që udhëhoqi me komunën e Vushtrrisë për 10 vite me rradhë duke arritur të fitoi në tri palë zgjedhje para vetës do të ketë edhe një sfidë tjetër.
Mulaku që ishte më i votuari nga PDK në zgjedhjet lokale duket se tani do të jetë edhe në listën e emrave si kandidatë për deputetë nga Vushtrria.
Siç njofton edhe asambleisti nga kjo parti, Kushtrim Hyseni, kjo është bërë pas kërkesë së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Kryetari z.Bajram Mulaku, i cili fitoi zgjedhjet për kryetar tre herë, tani me kërkesë të kryetarit z. Veseli do të jetë kandidat ose më saktë ai do të jetë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.” shkruan Hyseni në facebook./VushtrriaOnline