Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    PZAP u bënë thirrje partive politike të respektojnë kodin e mirësjelljes

    25/09/2019 | 09:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot zyrtarit fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 6 tetor 2019. Me slloganin ‘Trego fuqinë tënde, voto”, KQZ ka hapur zyrtarisht fushaten zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët për deputet
    Thirrje për fushatë dinjitoze, të rrespektohet kodi i mirësjelljes

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve të bëjnë fushatë te dinjitetshme dhe të mos shkelin ligjet e kodin e mirësjelljes.

    Gyltene Sylejmani kryetare e PZAP, tha se nëse ka shkelje do të shqiptohen gjoba deri ne 50 mijë euro.

    “Të gjithë subjektet politike dhe kandidatët e tyre kanë të drejtë të mbajnë fushate brenda afatit”, tha Sylejmani.

    “PZAP mund te shqiptoj gjoba deri në 50 mijë euro”, tha Sylejmani.

    Faton Ademi, anëtarë i PZAP-së u bëri thirrje partive dhe kandidatëve t’i respektojnë kodet dhe ligjet.

    “PZAP nuk do të tolerojë asnjë kandidat të shkel ligjin, jemi këtu t’u bëjmë thirrje kandidatëve dhe partive politike që të respektojnë kodet e mirësjelljes”, tha Ademi.

    Zgjedhjet e kaluara PZAP ka ndarë gjobë 248 mije për shkelje të kodit të mirësjelljes kryesisht vendosjen e banerave me vende te ndaluara.

    DnV u kërkon partive respektim të kodit etik, fëmijët e veturat zyrtare larg fushatës
    Koalicioni i organizatave joqeveritare ”Demokracia në Veprim”, të martën ka mbajtur konferencë për medie lidhur me monitorimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2019.

    Udhëheqësi i këtij koalicioni, Ismet Kryeziu tha se tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fushatës zgjedhore, raporton arbresh.info.

    “DnV ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fushatës zgjedhore me 2 mijë e 900 vullnetarë që janë të përfshirë në proces e nesër fillojmë me vëzhgimin e fushatës zgjedhore ndërsa gjatë tërë procesit do të monitorojmë shpenzimet e subjekteve politike programet dhe premtimet e tyre, do të monitorojmë mediet dhe rrjetet sociale. Përmes vëzhgimit të paanshëm dhe objektiv DnV do të garantoj proces fer”, ka thënë ai.

    Kryeziu ka kërkuar që gjatë fushatave të mos përdoren famijët, veturat e pasuritë tjera publike.

    “U bënë thirrje subjekteve politike të respektojnë kodin e sjellës dhe etikës duke filluar me mënjanimin e gjuhës seksiste dhe jo etike e cila veç ka filluar që nga shpërndarja e Kuvendit. Kërkohet shmangie e veturave publike dhe të gjitha aseteve publike, hapësirave publike, të shmanget përdorimi i fëmijëve nëpër fushata”, ka thënë ai.

    Ai ka kërkuar gjithashtu përfshirje të grave në te gjithë procesin zgjedhor.

    “U mundësohet grave të jenë pjesë jo vetëm të listave por edhe të prezantimeve, kemi pas numër minimal të grave që kanë prezantuar partitë coftë edhe në debate publike”, ka shtuar ai.

    Ndërsa në fund Kryeziu ka kërkuar nga qytetarët të shohin programet politike pastaj të marrin vendim për zgjedhje.

    “U kërkojmë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të përfshihen në te gjitha debatet dhe të përcjellin debatet e partive e më pas të vendosin për votën e tyre”, ka shtuar ai

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.