Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    PSD-ja me 25 kandidatë për deputetë, duke përfshirë këtu edhe Shpend Ahmetin

    07/09/2019 | 09:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përveç Aida Dërgutit dhe Faton Topallit, të gjithë ish-deputetët tjerë të PSD-së do të kandidojnë edhe për një mandat në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.

    Për postin e kandidatit do të kandidojë edhe kryetari i këtij subjekti Shpend Ahmeti e po ashtu edhe ministri i Arsimit në largim, që së fundi kaloi në këtë parti, Shyqiri Bytyqi.

    Kandidatët e PSD-së për deputetë janë: Afrore Mazreku, Aida Rushiti, Bajram Kelmendi, Besa Baftiu, Blinera Sheholli-Dudi, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdi, Dardane Sadiku, Driton Çaushi, Dukagjin Gorani, Eleonora Çeku, Fisnik Ismaili, Frashër Krasniqi, Genc Bashota, Kaqusha Jashari, Natyre Kuqi, Salih Salihu, Shkumbin Osmani, Shpend Ahmeti, Shqipe Kastrati, Shqipe Pantina, Shyqiri Bytyqi, Visar Ymeri, Gëzon Kastrati e Camërie Rexhepi-Azemi.

    Përndryshe, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është thënë se në listë do të jenë të gjithë ish-deputetët e kësaj partie e po ashtu edhe disa zëvendësministra e anëtarë të rinj si: Ahmet Isufi, Rasim Selmanaj, Teuta Haxhiu, Rexhep Kadriu, Burim Ramadani e Donika Kadaj Bujupi.

    Kadriu, i cili është edhe zëvendësministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, ka thënë gjatë ditës së djeshme se ka qenë nder për të që është futur në këtë listë.

    Në anën tjetër, listën e kandidatëve për deputetë në legjislaturën e ardhshme e ka përgatitur edhe Partia Demokratike e Kosovës, ku bartës i listës do të jetë Kadri Veseli.

    Nga ky subjekt është thënë se personat me aktakuza nuk do të hyjnë në listë./ZERI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    • Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.