Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Presidenti Thaçi merr pjesë në ceremoninë mortore të presidentit Zhak Shirak

    30/09/2019 | 11:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të presidentit të Frances, Zhak Shirak(Jacques Chirac), në Paris.

    Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar për kontributin të cilin e ka dhënë presidentit i ndjerë francez gjatë luftës së Kososvë në vitin 1999.

    “Sjellja e autoriteteve serbe është e papranueshme. Evropa nuk mund të pranojë që në tokën e vet të mbajë një njeri dhe një regjim që afër dhjetë vjet është angazhuar në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe tash në Kosovë, në operacione të pastrimit etnik, të vrasjeve dhe masakrave, të destabilizimit të të gjithë rajonit. Me pasojë 200 mijë të vrarë dhe me miliona të zhvendosur”, Intrepretoi Thaçi fjalët e Presidentit Zhak Shirak.

    Ndër të tjera, presidenti Thaçi ka shtuar se populli i Kosovës është përjetë mirënjohës për kontributin e tij.

    Postimi i plotë i Presidentit Thaçi:

    Në ceremoninë mortore të presidentit Chirac në Paris, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut të madh të popullit tonë.

    Presidenti Chirac mbështeti aspiratën e Kosovës dhe doli kundër fushatës së gjenocidit dhe pastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit.

    Ja se çfarë thoshte Chirac në vitin 1999:

    “Sjellja e autoriteteve serbe është e papranueshme. Evropa nuk mund të pranojë që në tokën e vet të mbajë një njeri dhe një regjim që afër dhjetë vjet është angazhuar në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe tash në Kosovë, në operacione të pastrimit etnik, të vrasjeve dhe masakrave, të destabilizimit të të gjithë rajonit. Me pasojë 200 mijë të vrarë dhe me miliona të zhvendosur. Sa familje të shqyera, sa qytete martire? E pra, u bë mjaftë. Çdo gjë është provuar për t’iu dhënë fund këtyre praktikave të mizorisë. Duhet që sot të ndalen ingranazhet e barbarisë dhe t’ia largojmë këtij regjimi mjetet me të cilat është pajisur për t’i kryer këto operacione. Për muaj të tërë, amerikanët, evropianët, rusët, së bashku kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për ta gjetur një zgjidhje të ekuilibruar dhe paqësore. Kjo ndodhi në veçanti në Francë gjatë takimeve në Rambuje. Dhe përballë refuzimit kryeneç të qeverisë serbe dhe të presidentit të saj, u desh që të vendosim ta përdorim forcën”, kishte thënë asokohe presidenti Chirac.

    Populli i Kosovës të është përjetësisht mirënjohës. Prehu në paqe, President! HTH (Foto: Reuters)

    /Indeksonline/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.