Pas raportimit për arrestimin e nëntë tifozëve çekë, policia ka rritur masat e sigurisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjës Kosovë-Çeki.
Brenda në stadium shihet një numër i madh i sigurimit që do të përkujdesen që në tribuna të shkoj çdo gjë mirë, shkruan Indeksonline.
Po ashtu jashtë stadiumit janë vendosur policë të shumtë që do të bëjnë kontrolla të rrepta për tifozët, sidomos ata çekë.
Federata Çeke e Futbollit është distancuar nga veprimet e tifozëve të arrestuar. Po ashtu edhe Shoqatat e Futbollit në Çeki kanë dënuar aktin e tifozëve që janë arrestuar.