Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Përplasja Gaxherri – Haxhiu: Po e prishni bashkëpunimin me LDK-në, nuk i trembemi Vetëvendosjes

    02/09/2019 | 17:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri ka reaguar ndaj deklaratave të anëtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

    Gaxherri është shprehur se deklaratën e Haxhiut e konsideron të pa matur dhe tendencioze duke thënë se në këtë formë, nuk ngriten urat e bashkëpunimit.

    “Ne nuk trembemi nga sulmet e askujt e as të VV, i kemi përballuar me të gjithë dhe ende jemi shpresa e këtij vendi”, thotë Gaxherri në një përgjigje për Periskopin.

    Tutje, ajo shton se në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së është votuar që në asnjë rrethanë nuk do të hyjnë në koalicion me PDK’në.

    “Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, unanimisht ka marrë vendim se nuk ka koalicion me PDK dhe kemi deklaruar publikisht se partneri ynë për koalicion paszgjedhor është VV, andaj kjo i mbetet VV që të tregoj korrektësinë, sinqeritetin dhe gatishmërinë për një gjë të tillë. LDK do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve edhe pa sulme të tilla çfare po i bëjnë eksponent të caktuar të VV për LDK”, përfundon Gaxherri.

    E ish-deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se LDK po ka frikë nga kritikat e VV-së ndërsa s’kanë frikë nga kopjimet e premtimeve të tyre.

    “A i bie kjo që nëse ne i kritikojmë ata shkojnë me PDK? Pas 30 gushtit, gjithçka është qartësuar andaj secili subjekt duhet të marrë përgjegjësitë e veta”, ka shkruar Haxhiu.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, tre nga ta arrijnë në Tiranë
    • Arrestohet i dyshuari për su*lmin në Suharekë
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.