Glauk Konjufca, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje,ka thënë se ish-deputeti nga kjo parti, Adem Mikullovci, është me gjendje më të mirë shëndetësore.
Këtë e bëri të ditur Konjufca me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Shumë i gëzuar për përmirësimin e shëndetit të bacës Adem”, ka shkruar Konjufca.