Tubimi zgjedhor në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri ku prezent ishin kandidatët e LDK-së për deputetë u përcoll sot me një ngjarje interesante.
Pjesëmarrja masovike brenda ambienteve të Shkollës “Mustafë Venhari” detyroi organizatorët e tubimit zgjedhor të zhvendosin tubimit jashtë objektit, duke kaluar në oborrin e shkollës.
E për këtë ka njoftuar edhe kandidatja kandidatja Rrezarta Krasniqi, e cila është shprehur entuziazmuar me përkrahjen që ka marrë në këtë pikë dhe nëndegë të LDK-së në qytetin e Vushtrrisë.
“Pjesëmarrja masive në tubimet e organizuara brenda dhe jashtë qyteti, po na detyron të ndryshojmë lokacione për zhvillimin e tyre, në mënyrë që të ketë hapësirë për të gjithë. Në një situatë të tillë ishim edhe sot, ku tubim i planifikuar në shkollën fillore “Mustafë Venhari” në qytet, u zhvendos në ambient të hapur, shkaku i pranisë së madhe të qytetarëve, që tashmë janë përcaktuar në rrugën për ndryshim, mirëqenie dhe jetë më të dinjitetshme.” ka shkruar Krasniqi në llogarinë e saj në facebook.

