Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Paralajmërimi i PZAP-së: Partitë politike mund të gjobiten deri në 50 mijë euro

    24/09/2019 | 11:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjoba deri në 50 mijë euro mund të ju kushtojë partive politike në qoftë se nuk bëjnë fushatë në përputhje me ligjin. Kështu u tha sot në konferencën e organizuar nga Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ku u diskutua në lidhje me fushatën zgjedhore e cila fillon zyrtarisht (nesër), më 25 shtator.

    Kryetarja e PZAP-së, Gyltene Sylejmani u bëri thirrje partive politike të bëjnë fushatë në përputhje me ligjin, shkruan Insajderi.

    “Të gjitha subjektet politik kanë të drejtë të mbajnë tubime të bëjnë fushatë të drejtë në përputhje me ligjin. Por janë kornizat ligjore për fushat zgjedhore, vendet e lejuara dhe të gabuara të fushatës zgjedhore. PZAP-ja mund të shqiptoj gjoba deri në 50 mijë euro”, ka deklaruar Sylejmani.

    Ajo ka sqaruar se në zgjedhjet e kaluar ka shqiptuar gjoba në vlerë prej mbi 84 mijë euro, përderisa ka shtuar se kanë pranuar deri më tash 83 ankesa.

    “Në zgjedhjet e kaluara PZAP-ja ka shqiptuar shumën 84 890 mijë euro dënime. PZAP-ja ka marr vendim për zgjatje të orarit punës se stafit civil nga ora 16 sa ka përfunduar më herët në orën 18. PZAP-ja ka zbatuar planin strategjik për ankesa dhe apele, 83 ankesa i kemi deri tash”, u shpreh ajo.

    Në anën tjetër, Faton Azemi, anëtarë i PZAP-së bëri thirrje që partitë politike të mos bëjnë fushatë akuzuese.

    “PZAP-ja nuk do që të ketë asnjë kandidat të cenon fushatën, jemi këtu tu bëjmë thirrje subjekteve politike të shmangun fushatën akuzuese”, tha ai.

    “Secili votues është gardian i votës së lirë dhe mund të parashtrojë ankesa dhe PZAP-ja do t’i shqyrtoj në pajtim me ligjin”.

    Adnan Konushefci, anëtarë i PZAP-së theksoi që përdorimi i personave për fushatë nën moshën 18 vjeçare është i ndaluar dhe shkelësit do të gjobiten.

    “Ky mandat fillin nesër, për marrjen e vendimeve parashtrimin e ankesave për kodin e mirësjelljes. Duhet ta kenë parasysh të gjithë garuesit se do të merren parasysh edhe shkeljet e njëjta të subjekteve në zgjedhjet e kaluara.

    Përdorimi i personave nën 18 vjet është e ndaluar nga subjektet politike”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.