Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Palmer i bindur se mund të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

    10/09/2019 | 09:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer tha se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit.

    Ai në një intervistë për Radio Televizionin e Malit të Zi , RTCG ka deklaruar se vendi i tij do ta përkrah Qeverinë e Prishtinës që është e përkushtuar në dialog, dhe se Rusia dëshiron një rajon të bazuar në trazira dhe mosbesim.

    “Një nga qëllimet tona kryesore është të mbështesim formimin e një qeverie në Kosovë e cila është e angazhuar për dialog, që do të thotë pezullimin e taksës dhe kthimin në tryezën e bisedimeve”, tha ai për RTCG.

    Sipas zyrtarit amerikan bisedimet mes dyja vendeve duhet të jenë më serioze dhe të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit..

    “Do të ishte ideale të bazohej në njohjen e ndërsjellë. Në kohën kur të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe e drejtë dhe që do të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së ”, tha ai.

    Palmer shtoi se është e rëndësishme për të gjithë rajonin që të zgjidhet çështja, por gjithashtu theksoi se nuk beson se mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë mund të ndikojnë në rrugën evropiane të vendeve të tjera.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    • Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, 34-vjeçari theret me thikë para diskotekës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.