Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Osmani: Nuk ka para që e blen vullnetin e qytetarëve të Kosovës

    26/09/2019 | 18:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten në tubimin elektoral në Klinë, se me gjithë përpjekjet e disa partive për të blerë vota, nuk ka para që e blen vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë vendosur t’i besojnë LDK-së në fitoren e saj më 6 tetor.

    “Ne duhet të jemi vigjilent që këtë vullnet kaq të qartë të qytetarëve të Kosovës për ta përkrahur LDK-në, ta mbrojmë. Duhet ta mbrojmë me çdo kusht, sepse ka parti që mendojnë se munden me e ble vullnetin e qytetarëve. Ka ardhur koha me ju thanë që nuk ka para që e blen këtë vullnet. Nuk ka asnjë kërcënime prej tyre që e blen dhe e ndal këtë vullnet. Nuk ka asgjë dhe asnjeri që mundet me e ndal fitoren e LDK-së”, ka thënë Osmani.

    Ajo ka adresuar kritika për kundër-kandidatët e saj, të cilët në këtë fushatë zgjedhore po flasin për vizion evropian.

    “Ne nuk flasim në një anë për vizion evropian, e në anën tjetër me lejua me i kidnapu qytetarë të shteteve tjera në shtetin tonë. Ne nuk lejojmë që në një anë me u fol për vizion evropian, e me u leju me u vjedh dhomat e dëshmive në polici, me leju që qeveria jonë me qenë çdo ditë në televizion për skandale korruptive, ato nuk janë vlera evropiane.

    Vjedhja e shtëpisë tënde nuk është vlerë evropiane. Abuzimi i shtëpisë tënde nuk është sepse Kosova është shtëpia jonë, keqpërdorimi i shtëpisë tende nuk është vlerë evropiane”, ka thënë Osmani.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.